Lajme

Rusi – Miratimi i “Nord Stream 2” mund të ulë çmimet e gazit në Evropë


Presidenti rus Vladimir Putin të hënën, 8 tetor 2012 njoftoi se Rusia ka hapur një tubacion të ri prej 6.4 miliardë eurosh (8.3 miliardë dollarë) nën Detin Baltik që lidh drejtpërdrejt Evropën Perëndimore me rezervat e mëdha të gazit natyror të Siberisë.

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Alexander Novak, ka thënë se certifikimi i gazsjellësit nënujor “Nord Stream 2” – i cili është në pritje të lejes nga rregullatori gjerman – mund të ndikojë në uljen e çmimit të lartë të gazit në Evropë.

Ai bëri me dije gjatë një takimi të zyrtarëve qeveritarë dhe krerëve të kompanive të energjisë se mendonte se ka dy faktorë, të cilët mund ta qetësojnë disi situatën aktuale: “përfundimi i certifikimit dhe pastrimi më i shpejtë për furnizimin me gaz përmes ‘Nord Stream 2’”.

Çmimet janë rritur ndjeshëm në përgjigje të rimëkëmbjes së kërkesës, veçanërisht nga Azia, me nivele të ulëta magazinimi.

Çmimi i gazit holandez me shumicë për muajin nëntor – një pikë referimi evropian – është rritur pothuajse tetëfish që nga fillimi i vitit dhe ka arritur një maksimum të të gjitha kohërave prej më shumë se 150 euro për megavat (MWh) në orët e para të të ditës së mërkurë.

Më pas ra në 114 euro deri në orën 3 pasdite me orën lokale.

Matthias Warnig, Drejtori Ekzekutiv i ‘Nord Stream 2 AG”, gjatë një takimi me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe Presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbayeм, në rezidencën Bocharov Ruchei në vendpushimin e Detit të Zi në Soçi, Rusi, të enjten, 12 tetor 2017.

“Nord Stream 2”, i cili kalon në shtratin e Detit Baltik nga Rusia në Gjermani, po pret certifikimin nga kjo e fundit, e cila mund të zgjasë disa muaj.

Tubacioni është përballur me rezistencë nga SHBA-të, e cila thotë se projekti do të rrisë mbështetjen e Evropës në energjinë ruse.

Novak tha se një rritje në shitjet e gazit në platformën e shitjeve elektronike të “Gazprom” gjithashtu mund t’i qetësojë çmimet.

Grupi i gazit rus krijoi ESP-në në vitin 2018 për shitjen e gazit në Evropë për të plotësuar kontratat ekzistuese afatgjata dhe afatmesme.

Që prej fundit të gushtit deri në vitin 2022, ajo i ka pezulluar shitjet e gazit.

Presidenti Vladimir Putin, i cili drejtoi takimin, është pajtuar me rritjen e propozuar, duke shtuar se Rusia duhet së pari t’i plotësojë nevojat e saj të brendshme për gaz.

Nga ana tjetër, Novak shtoi se disa tregti spekulative gjithashtu mund të jenë prapa çmimeve të larta të gazit, të cilat, sipas tij, nuk pasqyrojnë bazat e ofertës dhe kërkesës.

Igor Sechin, kreu i firmës shtetërore të naftës të Rusisë, “Rosneft”, i kërkoi Putin-it në takim të drejtën për të eksportuar gaz natyror nga Rusia.

Televizioni shtetëror nuk transmetoi reagimin e Putin-it ndaj kërkesës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Putin tha në takim se Evropa kishte gabuar që uli pjesën e marrëveshjeve afatgjata në tregtinë e gazit natyror në favor të tregut vendor, ku çmimet janë rritur.

“Ne biseduam me formacionin e mëparshëm të Komisionit Evropian dhe i gjithë aktiviteti i tij kishte për qëllim heqjen graduale të të ashtuquajturave kontrata afatgjata”, sipas Putin. “Evropa kishte për qëllim kalimin në tregtinë e gazit vendor. Dhe, siç doli, sot është bërë e qartë se kjo praktikë është një gabim”.

“Gazprom” i ka rezistuar lëvizjes për të përcaktuar tregtinë në Evropë, duke preferuar marrëveshje afatgjata që ndonjëherë zgjasin rreth 25 vjet.

Gjithashtu Putin përsëriti se Rusia ka qenë një furnizues i besueshëm i energjisë në Evropë, i cili mund të marrë eksporte rekord të gazit rus këtë vit, ndërsa Moska po rrit furnizimet me gaz  – përmes Ukrainës – në përgjigje të krizës së energjisë dhe është gati të stabilizojë tregun.

Ai tha se transiti i gazit rus përmes Ukrainës ishte vendosur të tejkalonte vëllimet e dakorduara sipas kontratës së “Gazprom” me Kievin.

Më herët të mërkurën, zëdhenësi i Putin-it, Dmitry Peskov, tha se Rusia nuk kishte asnjë rol në shkaktimin e rritjes së çmimeve të gazit në Evropë, pas akuzave nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dhe disa në Parlamentin Evropian se Rusia nuk kishte bërë sa duhet për të rritur furnizimet.

Në përfundim, Putin përmendi gjithashtu rimëkëmbjen ekonomike dhe motin e ftohtë në Evropë, të cilat çuan në një reduktim të depozitimit të gazit, si arsye të tjera.

Peskov tha se Moska ishte gati të diskutonte kontrata të reja afatgjata për shitjen e gazit për konsumatorët evropianë dhe se “Gazprom” po përmbushte të gjitha detyrimet e saj.

Kriza e gazit në Evropë – krizë e burimeve të rinovueshme

Çmimet evropiane të gazit natyror janë rritur aq shumë, saqë qindra miliona njerëz mund të përballen me shtëpi të ftohta, ose fatura të fryra të energjisë gjatë dimrit.

Ekziston gjithashtu frika e një ndikimi të fuqishëm, pasi dyoksidi i karbonit i përdorur në prodhimin e ushqimit – një nënprodukt i plehut të bërë me gaz natyror – gjithashtu po shtrenjtohet.

Politikanët po fajësojnë rritjen e çmimeve në rritjen e kërkesës për gaz natyror, ndërsa bota zgjohet nga pandemia, ndërprerja e furnizimit e shkaktuar nga mirëmbajtja dhe një verë më pak erë se zakonisht. Kjo e fundit pa një rënie të energjisë së prodhuar nga era.

Fotografi e 6 majit 2013, që tregon një fermë të turbinës me erë.

Por, në të vërtetë, kriza e Evropës është në sektorin e saj të energjisë së rinovueshme.

Rajoni ka investuar shumë në energjitë e rinovueshme, të tilla si era dhe dielli, por nuk mund të marrë mjaft nga kjo energji e gjelbër për njerëzit që kanë nevojë për të.

Pasi OKB-ja publikoi raportin e saj mbi gjendjen e klimës në gusht, duke paralajmëruar se bota duhet të bëjë shkurtime të thella dhe të qëndrueshme të emetimeve të gazrave serë këtë dekadë, ka pasur një mirëkuptim në rritje midis udhëheqësve politikë se kalimi, larg nevojave të karburanteve fosile, të ndodhë më shpejt se sa ishte planifikuar.

Kjo krizë gjithashtu do të prekë dhe Shqipërinë. Këtë e bëri të ditur kryeministri shqiptar Edi Rama, të dielën e 3 tetorit, përmes një daljeje publike.

Sipas Ramës, kjo do të sjellë rritje “marramendëse” të çmimeve të gazit dhe karbonit dhe të çmimeve të naftës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore