Lajme

Rupert Murdoch dhe Jerry Hall drejt divorcit


Manjati i medias, miliarderi Rupert Murdoch, thuhet se do të divorcohet nga ish-modelja Jerry Hall.

Gazeta amerikane “New York Times”, përcjell Albanian Post, ka cituar dy burime anonime lidhur me ndarjen e çiftit.

Murdoch me origjinë australiane ishte martuar tri herë më parë. Hall u martua me Mick Jagger në 1990, por u nda nëntë vjet më vonë.

“The Times” tha se njerëzit e afërt të Murdoch ishin “të befasuar” kur dëgjuan për fundin e një martese, e cila i kishte lejuar Lachlan Murdoch, djalit më të madh të Rupert, të merrte një rol më të rëndësishëm në pronat në SHBA, Fox News dhe Wall Street.

Rupert Murdoch mbetet jashtëzakonisht i fuqishëm si formësues i opinionit të djathtë.

Sipas një libri të kohëve të fundit nga dy gazetarë të “New York Times”, zotërimi i Fox News nga Murdoch, media kryesore për gënjeshtrën e madhe të Donald Trump për mashtrimin zgjedhor, për mohimin e krizës klimatike dhe thirrje të tjera të krahut të djathtë, do të thotë se presidenti amerikan, Joe Biden, e sheh atë si “njeriun më të rrezikshëm në botë”.

Ndarja me Hall-in, tha gazeta, mund të “jehojë ende në të gjithë perandorinë e biznesit Murdoch, e cila ruan një ndikim të fuqishëm në Amerikë dhe jashtë saj nëpërmjet markave të saj të lajmeve me prirje djathtas, duke përfshirë “The Sun” në Britani dhe “Sky News” në Australi”.

Murdoch dhe Hall u martuan në vitin 2016, duke organizuar një ceremoni civile përpara një festimi në kishën e St Bride në Fleet Street, qendra historike e industrisë britanike të gazetave, të cilën Murdoch e transformoi në vitet 1970 dhe 80.

Para dasmës, një mik i çiftit tha se “janë shumë të ëmbël bashkë. Ata veprojnë tashmë si një çift i martuar, duke folur mbi njëri-tjetrin, duke u kapur për dore”.

“Ata nuk pajtohen për gjëra si çdo çift i martuar. Ajo e urren Trumpin, ai e kupton Trumpin, kështu ka qenë që në fillim”.

Në ditën e tij të dasmës, Murdoch shkroi në Twitter se “nuk ka më tweet për dhjetë ditë ose kurrë! Ndihem si njeriu më me fat dhe më i lumtur në botë”.

Në vitin 2019, çifti shpenzoi 11.25 milionë paund (13.8 milionë dollarë) në një shtëpi pranë Henley-on-Thames, afër Londrës.

Vitin e kaluar, ata festuan së bashku 90-vjetorin e Murdoch në Nju Jork, në Tavern on the Green.

Sipas Variety, “mbledhja u mbajt për rreth 130 persona dhe u zhvillua në një tendë gjigante ngjitur me restorantin e famshëm në buzë të Central Park”.

Të mërkurën, pabarazia në moshë midis Murdoch dhe Hall bëri që Times t’i etiketonte ata si “çiftim tetor-dhjetor”.

Marrë nga The Guardian, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore