Sport

Ruben Dias thyen mallkimin historik, shpallet ‘Futbollisti i i Vitit” në Premier Ligë


Ruben Dias-i u transferua te Manchester City, në verën e kaluar për shifrën e 68 milionë eurove, duke u shëndruar nën urdhërat e Pep Guardiola-s në një nga mbrojtësit më të fortë në qarkullim.

Mbrojtësi i palëkundur i formacionit të Guardiola-s, arriti që të fitojë çmimin “Futbollistii i Vitit” në Premier Ligën angleze, ndonëse ishte në sezonin e tij të parë në Angli.

24-vjeçari ka thyer dhe një mallkim, pasi prej vitesh nuk ndodhte që një mbrojtës të shpallej si “Futbollisti i Vitit”. Për herë të fundit, kur një mbrojtës rrëmbeu një çmim të tillë, ishte në vitin 1989. Asokohe çmimin e fitoi, Steve Nocol-i i Liverpool-it.

Me ish-lojtarin e Benfica-s në qendër të mbrojtjes, City këtë sezon ka arritur rekord për klubin, duke pësuar 32 gola në 37 ndeshje në Premier Ligë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore