Kosova

Rritet gatishmëria e kompanisë së ujësjellësit në Deçan dhe Junik pas lajmërimeve për vërshime


Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka lajmëruar se kanë rritur nivelin e gatishmërisë reaguse ndaj vërshimeve potenciale të lajmëruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës si pasojë e parashikimit të reshjeve të shiut, në komunën e Deçanit dhe Junikut.

“Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ing. Agron Tigani, ka nxjerrë vendim të rritjes së shkallës së gatishmërisë dhe vetkontrollit në komunat respekive dhe të njejtin vendim ua ka komunikuar edhe shefave të njësive përkatëse të KRU ‘Hidrodrini’ në Deçan dhe Junik”, bën të ditur kjo kompani rajonale.

Siç njofton kjo kompani e shërbimeve, ekipete tyre të terrenit kanë paraparë marrjen e masave të para si dhe janë duke ndërtuar bashkërendimin e veprimeve edhe me autoritetet e komunave në fjalë.

“Shkalla prevenuese e gatishmërisë është ngritur edhe në tërë zonën e mbulueshmërisë”.

“Në secilin rast që konsumatorët e shohin të nevojshme asistencën në ndonjë shërbim apo koordinimin, luten ti drejtohen Njësive përkatëse në komunat e tyre”, lajmëron Zyra për Media e KRU, Hidrodrini.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore