Lajme

Rrëshqet autobusi në Ferizaj dhe lëndohen tre persona


Një autobus ka rrëshqitur në fshatin Mirash të Ferizajt dhe si pasoj tre persona kanë mbetur të lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:50, në rrugën që çon për fshatin Mirash të Ferizajt. Autobusi i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetaksident (ka rrëshqitur) si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet në rrugë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për Albanian Post.

“Me këtë rast janë lënduar tre persona dhe janë dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj”.

Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes, po e hetojnë rastin.

Edhe në Pejë katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites të së hënës në fshatin Zllapek të Pejës.

Ndërkaq Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka kërkuar shtim të kujdesit nga të gjithë drejtuesit e automjeteve gjatë kësaj periudhe me borë dhe ngrica.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore