Jetesë & Stil

Rrëfimi i princ Harry: Ishte një mjedis vërtet i vështirë, po shkatërronte shëndetin tim mendor


Në një intervistë për “The Late Late Show me James Corden 36-vjeçari  dha disa nga arsyet që nxitën atë dhe gruan e tij, Meghan Markle të lëviznin në Kaliforni.

Princi e bëri të qartë , se nuk do të largohet kurrë nga familja e tij ose të ndryshojë në përkushtimin e tij për të ndihmuar të tjerët.

Ishte një mjedis vërtet i vështirë, siç mendoj se shumë njerëz e panë. Të gjithë e dimë se si mund të jetë shtypi britanik. Po shkatërronte shëndetin tim mendor. Kjo është toksike, kështu që unë bëra atë që çdo burrë dhe çdo baba do të bënte. Unë kisha nevojë për të lëvizur me familjen time, po kjo nuk do të thotë që u larguam”, tha Harry.

 

 

 

Pak ditë më parë, u njoftua se nëse nuk rikthehen në Angli, Harry-it dhe Meghan-it do t’u hiqen titujt mbretërorë. Ndërkohë, çifti njoftoi se fëmija i dytë po vjen, pasi Meghan është sërish shtatzënë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore