Sport

Rrahje në konferencën për media nga basketbollistet e Malit (VIDEO)


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kampionatin Botëror të femrave që është duke u mbajtur në Australi.

Pas ndeshjes mes kombëtares së Serbisë dhe asaj të Malit, basketbollistet e këtyre të fundit janë përleshur në konferencën për media.

Arsyeja e rrahjes mes tyre ende nuk është bërë e ditur nga mediat e huaja, por derisa basketbollistja e Serbisë, Sasa Cado, fliste për media, atë moment u dëgjuan zhurma pranë saj dhe mediat filmuan basketbollistet e Malit duke u rrahur mes tyre.

Në atë moment, bashkëlojtaret tjera ndërhynë duke u munduar ta ndalojnë këtë përleshje.

Sa i përket ndeshjes, ajo përfundoi me rezultat 81:68 në të mirë të Serbisë, derisa mbajnë vendin e tretë në Grupin B pas Francës dhe Danimarkës.

Ndërsa për Malin kjo ishte humbja e katërt në po aq ndeshje, të cilat pozicionohen në vendin e fundit në grup.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore