Sport

Rooney përsëri thumbon Ronaldo-n


Wayne Rooney përsëri e ka thumbuar ish-shokun e tij të skuadrës te Manchester United, Cristiano Ronaldo-n.

Para ndeshjes hapëse të Kupës së Botës, Rooney ishte i ftuar në një emision televiziv indian, të cilit iu kërkua të ndante lojtarët se me kënd do të startonte, sikur ti kishte nën urdhërat e tij.

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo Harry Kane – dhe përgjigja e tij është bërë virale.

Rooney, i cili u bashkua në panelin e ekspertëve nga ish-dyshja e Arsenalit, Sol Campbell dhe Robert Pires, u pyet se kush do të fillonte, të ulej në stol dhe të largohej nga një formacion i mbushur me yje.

Ish-sulmuesi i United tha: “Do të më duhej të startoja Messi-n, të vendosja në stol Kane dhe të lë jashtë Ronaldon”.

Rooney më pas shtoi “Ai nuk po luan për klubin e tij, kështu që kjo do të ishte zgjidhja”.

Kujtojmë që Rooney e kishte kritikuar vazhdimisht Ronaldo-n për sjelljet e tij në Manchester United.

Ndërsa, portugezi në intervistën e tij shpërthyese kishte thënë për Ronney-n: “Ai ka inat në mua sepse është pensionuar që një kohë të gjatë, kurse unë vazhdoj ende të luaj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore