Sport

Ronaldo i përgjigjet Chiellini-t dhe Bonucci-t: Nuk kam frikë nga ata që flasin keq për mua


Pak ditë më parë, dy lojtarët e Juventus-it, kapiteni Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci folën për mediat duke etiketuar Cristiano Ronaldo-n si lojtarin që ndikoi “negativisht” në frymën e ekipit.

Sipas dy qendërmbrojtësve italianë, në rastin e Ronaldo-s, një ekip duhet të luajë i fokusuar tek ai. Ndërsa, kur nuk është ai në ekip, lojtarët luajnë të bashkuar dhe bëjnë më shumë për njëri-tjetrin.

“Nuk kam frikë nga ajo që thonë njerëzit. Nuk është problemi im nëse është dikush që nuk dëshiron të shohë se çfarë bëj unë për skuadrat”, tha Ronaldo, në një intervistë për “Sky Sports”.

“Kam fituar gjithçka, nuk kam frikë nga ata që flasin keq për mua”.

“Unë fle mirë çdo natë, shkoj në shtrat me ndërgjegje të pastër. Unë vazhdoj kështu sepse do të vazhdoj të mbyllë gojën e njerëzve dhe të fitoi trofe”.

“Kritika është pjesë e punës sonë, nëse dikush është i shqetësuar për performancen time, kjo është sepse ata e dinë se cila është vlera ime”, përfundoi ylli portugez.

Ronaldo bëri 134 paraqitje me fanellën e Juventus-it, duke shënuar 101 gola. Ai fitoi dy trofe të Serie A, një Kupë dhe dy Superkupa të Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore