Sport

Ronaldo e bën sërish: Këtë herë ai injoron një prezantuese të BT Sport


Me Cristiano Ronaldo-n që nuk po starton në çdo ndeshje për Manchester United, ai është në gjendje të relaksohet pak më shumë përpara fillimit sesa mund të kishte bërë në të kaluarën.

Në dy ndeshjet e fundit, ai ka lënë edhe përgaditjet para ndeshjes për të kaluar në vijën anësore dhe për të përshëndetur ish-shokët e skuadrës.

Përpara ndeshjes Manchester United vs Liverpool, ai injoroi në mënyrë të famshme Jamie Carragher-in ndërsa përqafoi Gary Neville dhe Roy Keane.

Tani, në para-ndeshjen e Southampton kundër Manchester United, ai injoroi një person tjetër, këtë herë duke përshëndetur Rio Ferdinand, Paul Scholes dhe Peter Crouch, por jo Lynsey Hipgrave.

Hipgrave ishte në gjendje të bënte një shaka për këtë, megjithatë, duke iu referuar edhe situatës më të vështirë që kishte ndodhur në Sky Sports me Carragher.

“Unë isha ajo që nuk u përshëndet këtë herë, gjë për të cilën nuk isha shumë e lumtur”, tha ajo.

Ronaldo më pas doli nga pankina në atë ndeshje, pasi Manchester United fitoi me rezultat 1-0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore