Sport

Roma zgjedh Sarri-n për stolin


Klubi i Roma-s duket se e ka bërë zgjedhjen për stolin e saj. Në krye të verdhekuqëve për sezonin e ardhshëm do të jetë Maurizio Sarri, që do të zëvendësoj Paulo Fonseca-n. Ndërkohë që pista Massimiliano Allegri ka rënë.

Fali Ramadani, agjenti i Sarri-t, ishte në bisedime të avancuara me klubin, kur Roma po luante me Cagliari-n. Palët po diskutojnë rreth situatës, për të kuptuar më mirë synimet e njëri-tjetrit, por që sigurisht qëllimi i përbashkët është që të fitojnë.

Ka tre qëllimë kryesore që Dan Friedkin-i, pronari i Roma-s po kërkon të vendosi Sarri-n në krye të pankinës. E para, është plani afatmesëm për të zgjeruar grupin me lojtarë të rinj në moshë. E dyta, është profili ndërkombëtar i teknikut, që ka fituar Ligën e Europës me Chelsea-n. Dhe e treta, nevoja për të vendosur synimet për sezonin e ardhshëm, pa pritur përfundimin e Ligës së Europës.

Fati i Fonseca-s tashmë është i vendosur edhe nëse ai arrin të kalojë Manchester United-in.

Në krahun tjetër, Sarri është i bindur se skuadra e Roma-s mund të jetë më shumë konkuruese, nëse bëhen dhe disa ndryshime të vogla. Mes ndryshimeve, pritet të jetë edhe rikthimi i Cengiz Under-it.

Por, skema e preferuar e Sarri-t është ajo 4-3-3 dhe me këtë sistem loje, verdhekuqëve do u duhet të ndëryjnë në merkato, për të mbuluar disa reparte. Kërkohet një portier, një mbrojtës i djathtë, një playmaker dhe një një qendërsulmues, që ekipi të funksionojë më mirë.

Sarri do të ketë në dorë Under-in, që e ka preferuar edhe kur ishte trajner te Napoli. Gjithashtu ai shpreson në rikuperimin e Nicolo Zaniolo-s dhe beson te potenciali i Lorenzo Pellegrini-t, si një nga mesfushorët më të mirë italian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore