Sport

Roma interesohet për Cucurella-n e Getafe-s


Sipas “The Athletic”, klubi i Roma-s ka hedhur sytë nga mbrojtësi i majtë i Getafe-s, Marc Cucurella. Ai do të jetë pjesë e Kombëtares së Spanjës në Lojërat Olimpike të Tokios.

Roma është duke kërkuar një zëvendësues për Leonardo Spinazzola-n që u dëmtua gjatë Euro 2020 dhe emri më i ri është ai i Cucurella-s.

22-vjeçari u ble nga Getafe për 10 milionë euro te Barcelona, ndërsa aktualisht ka klauzolë lirimi prej 18 milionë eurosh.

Për spanjollin interesohet edhe skuadra nga Premier Liga, Brighton & Hove Albion. Por, Roma ka një listë të gjatë për krahun e majtë.

Tiago Pinto po studion edhe emra si: Wendell-in i Bayern Leverkusen-it, Allex Telles-in e Manchester united-it, Martin Hinteregger-in e Eintracht-it dhe Ramy Bensebaini-n e Borussia Monchengadbach-ut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore