Lajme

Ripërsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc, Abdixhiku kërkon mobilizimin e shqiptarëve për Kamberin


Lumir Abdixhiku

Njëjtë si kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook ka kërkuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, më saktësisht fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit, mobilizim në atë mënyrë që të votohet masovikisht kandidati për deputetët Shaip Kamberi, të dielën e 27 majit, pasi Gjykata në Serbi ka vendosur të ripërsëriten zgjedhjet në vendvotimin numër gjashtë në këtë fshatë, për të tretën herë me radhë.

Sipas Abdixhikut, Kamberi është një patriot i madh, i cili ka qenë zë i vetmuar, por i guximshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

“Çdo votë për të është votë për zërin shqiptar në Serbi. Prandaj ftoj secilin votues shqiptar në këtë qendër të ripërsëritur, që masivisht, këtë të premte, t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaipin dhe Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Shaip Kamberi

Assesi të lejojnë qoftë edhe një deputet të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, tha politikani shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, i cili javë më parë u konfirmua se i morri votat e nevojshme edhe për një mandat.

Kamberi tregoi se Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi në duart dirigjuese të President të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeparlamentarit Ivica Daçiç, ka vendosur të çojë në ripërsëritje të zgjedhjeve në qendrën 6 të vendvotimit në fshatin Tërnoc të Bujanocit.

Para disa javëve Kamberi fitoi votat e nevojshme për një mandat në Parlamentin e Serbisë pikërisht nga votat e numëruara në këtë qendër venvotimi.

“Pushteti autoritar i Vuçiçit dhe Daçiçit në Beograd po vazhdon të veprojë për t’i përjashtuar ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore”, shkroi Kamberi në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore