Muzikë

Rina Balaj: Viti 2021 – më i miri ndonjëherë


Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Rina Balaj, ka deklaruar së fundmi rreth këtij viti në aspektin e sferës së muzikës, ndërsa e ka cilësuar si “vitin më të mirë ndonjëherë”.

Balaj shprehet optimiste për vitin që po vjen, ndërsa pret të jetë akoma më i suksesshëm dhe i mbushur me dashuri.

Rina Balaj.

“Mund të them që ka qenë viti më i mirë ndonjëherë. Çka është akoma e mundur? Shpresoj që viti që po vjen me qenë vit i suksesshëm e me plot dashuri për të gjithë juve që e meritoni”, ka shkruar Rina në një postim në llogarinë e saj të Instagram-it.

Rina Balaj.

Viti 2021 e ka rikthyer Rinën mes emrash më të kërkuar për mbrëmjet muzikore falë projekteve të publikuara kohë pas kohe.

“Bad Rosita” ka qenë video projekti i parë muzikor i publikuar në muajin mars nga Rina, e që shënoi një sukses duke u dëgjuar në të gjitha platformat, teksa vetëm në YouTube numëron jo më pak se 10 milionë klikime.

Në muajin korrik Balaj publikoi këngën “Cali”, e cila po ashtu u mirëprit nga publiku – e njëjta numëron afro 5 milionë klikime në YouTube.

Ndërkaq, së fundmi Rina ka publikuar edhe albumin e saj të parë të titulluar “Balerina”, këngët e të cilit po vazhdon t’i publikojë edhe në YouTube, shumë prej të cilave edhe me video klipe.

“Aver” dhe “Mia” janë dy këngët e albumit “Balerina”, të cilat këngëtarja i ka publikuar të vizuelizuara e që u përqafuan nga fansat e shumtë të artistes.

Ndërkaq, albumi përfshin edhe këngë të tjera, të tilla si: “Sativa”, “1 Joint” e “Fighter”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore