Lajme

Rikthehet Oktoberfest!


Njerëz në Mynih vraponin me veshje tradicionale bavareze herët në mëngjesin e së shtunës për të siguruar një vend në Oktoberfest pas dy vitesh.

Festivali i famshëm i birrës në Gjermani ishte ndërprerë për dy vjet për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Ai është festivali më i madh folklorik në botë.

Gjatë gjithë historisë së tij 200-vjeçare, Oktoberfest u anulua 26 herë, kryesisht gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, si dhe dy herë për shkak të shpërthimeve të kolerës.

Kryebashkiaku i Mynihut, Didier Reiter, hapi ceremoninë e këtij viti me tre trokitje çekiçi.

Vizitorët nga e gjithë Gjermania dhe e gjithë bota mund të shijojnë gotat e rënda të birrës, salsiçet me yndyrë dhe gjevrekët në madhësinë e pjatave të darkës në Oktoberfest të Mynihut deri më 3 tetor.

Oktoberfest gjeneron rreth 1.2 miliardë euro të ardhura.

Por me disa sfida ekonomike, industria e birrës në Gjermani është nën presion.

Federata gjermane e birrës DBB bëri thirrje të premten për ndihmë mes çmimeve të larta të energjisë dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit.

“Qeveria duhet të reagojë”, tha DBB.

“Pa ndërhyrje dhe ndihmë të shpejtë të shtetit, qindra ndërmarrje në sektorin gjerman të pijeve do të zhduken dhe mijëra do të mbeten të papunë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore