Lajme

Rikthehet Crufts, shfaqja më e madhe e qenve në botë


Shfaqja më e madhe në botë e qenve, Crufts, rikthehet pas anulimit të vitit të kaluar për shkak të pandemisë.

Por qentë rusë janë ndaluar të marrin pjesë në ngjarjen e këtij viti që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Ekspozitës në Birmingham (NEC).

Sakaq, një donacion prej 50 mijë paund po ndërmerret për të ndihmuar mbarështuesit, pronarët dhe qentë e tyre në Ukrainë, Poloni dhe Hungari.

Në këtë ngjarje katër-ditore do të marrin pjesë mbi 20 mijë qen në total.

The Kennel Club, organizatorët, kanë thënë se ngjarja ndan shqetësimin për mizoritë e tmerrshme të dëshmuara në Ukrainë.

Dhe se ndalimi është një “dëshmi e shqetësimit tonë për këtë situatë, të cilën e kuptojmë që është e drejtuar nga udhëheqësit e vendit dhe jo nga njerëzit”.

Sipas zëdhënësit, vendimi ka prekur rreth 30 pronarë dhe mbarështues rusë dhe 51 qen që do të merrnin pjesë.

“Miqtë tanë në Ukrainë dhe qentë e tyre kanë frikë për jetën e tyre dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbështetur ata kudo që të jetë e mundur”, kanë shtuar organizatorët.

Nga ana tjetër, një donacion prej 25 mijë paund do të përputhet me bamirësinë për të ndihmuar pronarët e qenve të prekur nga pushtimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore