Shqipëria

Rikthehen turistёt izraelitё, sot fluturimi i parë


Do të rifillojnë fluturimet e drejtpërdrejta të pasagjerëve nga Tel Aviv pёr në Tiranë. Fluturimi i parё do tё kryhet sot nё orёn 17:30, duke sjellё turistё nga Izraeli.

Lajmin e bëri të ditur Ambasada e Shqipërisë në Izrael.

“Fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion jashtë Tel Aviv, në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza pranë kryeqytetit Tiranë do të zgjasin rreth dy orë e gjysmë dhe do të kryejnë tre herë në javë nga 13 maj deri në tetor, duke hapur kështu sezonin turistik midis vendeve tona”, ka shkruar Ambasada e Shqipërisë në Izrael në rrjetet sociale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore