Stil

Rikthehen trendet e stolive të vjetra


Për një kohë të gjatë, finesa ka sunduar “botën” e bizhuterive. Çdo aksesor, unazat, gjerdanët, byzylykët, vathët janë karakterizuar nga zinxhirë të hollë, delikatë, si dhe nga thjeshtësia.

Duke filluar nga markat më të njohura e deri tek ato më pak të njohura kanë ndjekur këtë lloj stili në koleksionet e tyre.

Shumica e njerëzve janë drejtuar në modën minimaliste, por ndoshta jo për shumë kohë.

Po të kërkoni në sirtarin me sende të vjetra, ndoshta mund të gjeni një byzylyk të trashë prej druri, të cilin mund ta keni blerë vite më parë.

Bëhet fjalë për rikthimin e bizhuterive chunky, specifikisht byzylykët.

Ndoshta është fakti që shumë prej nesh nuk janë më të vendosur në një zyrë, ku një byzylyk i madh do të ishte një shqetësim për kolegët tanë, por kohët e fundit, ne kemi parë gjithnjë e më shumë vendosjen e rrathëve në duar.

Nga byzylyku i thurur me lëkurë i Bottega Veneta te perlat e përmasave të mëdha të Paco Rabanne, byzylykët e trashë tani janë tepër të përhapur në qarkun e dizenjuesve  dhe kanë fuqinë të transformojnë pothuajse çdo veshje që me të cilat mund t’i kombinoni këtë verë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore