Sport

Richarlison kritikon Conte-n pas eliminimit nga Liga e Kampionëve


Skaudra e Tottenham-it u eliminua nga Liga e Kampionëve në mbrëmjen e kaluar, duke barazuar pa gola ndaj Milan-it në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-ve të finales.

Pas ndeshjes foli sulmuesi brazilian i Spurs-ave, Richarlison, i cili në një mënyrë e fajëson trajnerin e tij, Antonio Conte-n për këtë dështim.

“Nuk e kuptova pse luajta kaq pak edhe në këtë ndeshje. Ky sezon, ka qenë m**, pasi që kam pasur fare pak minuta. Kam vuajtur nga lëndimi, megjithatë kur hyj në fushë e jap jetën” ka thënë braziliani për TNT Sports.

“Është e dhimbshme që jemi jashtë kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Por skuadra kur ka nevojë të shënojë nuk duhej të luante në atë mënyrë si luajtëm ne. Duhet të luanim më shumë në sulm, veçanërisht në pjesën e dytë”, shtoi Richarlison.

“Nuk duhet të gjejmë fajtorë tani, ajo që na ka mbetur është vetëm Premier League. Duhet të stërvitemi më shumë për të bërë përpjekje në ndeshjen e ardhshme”, tha mes tjerash Richarlison.

Tottenham momentalisht mban vendin e katërt më Premier Leauge me 45 pikë, por rrezikohet nga Liverpool e Newcastle që kanë 42 respektivisht 41 pikë (Neëcastle ka dy lojë më pak të zhvilluara).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore