Lajme

Rezultatet, fëmijët në Lipjan u helmuan nga ushqimi


Ilustrim

“Mostrat kanë rezultuar pozitive”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për testimin e mostrave të marra nga AVUK, të cilat synim kishin të zbulonin shkakun e helmimit të nxënësve në Lipjan.

Rasti kishte ndodhur më gjashtë nëntor, dhe në aksion ishin vënë të gjitha organet përgjegjëse. Rezultatet tregojnë se helmimi erdhi nga ushqimi.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës, ka dhënë detaje rreth këtyre rezultateve.

“AVUK ka marrë mostrat dhe i ka dërguar për analiza. Më 29.12.2021 kanë arritur  analizat e mostrat të cilat kanë rezultuar si pozitive”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Pas marrjes së rezultateve, Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

21 nxënës të fshatit Shalë të Lipjanit u helmuan. Ende pa i ditur mirë shkaqet, në kohën kur nxënësit filluan të shfaqnin simptoma të helmimit e të përballen me probleme shëndetësore, Instituti Kombëtar i Shëndëtit Publik morri mostra të ujit, në shkollën “Ibrahim Banushi” në këtë fshat të Lipjanit.

Shkolla “Ibrahim Banushi” në fshatin Shalë të Lipjani

Nxënësit iu nënshtruan mjekimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare n Lipjan.

“Nuk kemi informacione të hollësishme, mirëpo është një lloj helmimi që po hulumtohet nga inspektori sanitar. Mjekët e kanë konstatuar që është helmim pasi shumica e pacientëve kanë pasur simptoma të njëjta, si diarre, dhimbje barku e vjellje”, kishin deklaruar nga QMF në Lipjan.

“Numri i të helmuarve është përafërsisht 20 dhe gjendja e tyre është stabile. Shumica e tyre e kanë kaluar me terapi orale, ndërsa dy prej tyre kanë pasur nevojë për terapi intravenoze. Për këtë rast është lajmëruar drejtori i shkollës dhe inspektoriati sanitar”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore