Jetesë & Stil

Rezarta Shkurta feston ditëlindjen: 35-vjetori më gjeti me zemrën plotë


Rezarta Shkurta - Artiste

Artistja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, po feston ditëlindjen dhe atë në mënyrën e saj të preferuar – në krahët e bashkëshortit, Ermal Hoxhës.

Për dallim nga shumë figura të tjera publike të cilat me zor tentojnë që moshën e tyre ta mbajnë sekret, Rezarta, nuk ka hezituar të tregojë se ka mbushur plotë 35 vjet.

Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it, Shkurta, ka publikuar një video e veshur me një fustan të zi dhe me plot glamur, ndërsa shihet duke u dashuruar me Ermalin.

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha.

“35, më gjeti me zemrën plot. Mbrëmjen e kaluar në orën 00:00”, ka shkruar Rezarta në videon e publikuar, të cilën e ka ndarë me mbi 1 milion ndjekësit e saj.

Të shumta ishin edhe komentet në postimin e ditëlindjes së Rezartës, ndërsa mes të parëve personazhe publike që e uruan ishte këngëtarja, Soni Malaj.

“Apapa ça bëhet këtu? U bëfsh 100 vjeç zemër. Paç sa më shumë dashni në jetë”, ka shkruar Malaj, e cila njihet për miqësinë me Shkurtën.

Ndryshe, Rezarta Shkurta, pas shumë vjetësh bashkëjetesë me partnerin e saj, Ermal Hoxhën, muaj më parë patën vendosur që me një ceremoni solemne ta kurorëzonin dashurinë e tyre edhe me martesë.

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha në ceremoninë e kurorëzimit të tyre.

Me këtë rast, Rezarta dhe Ermali, kishin organizuar një aheng unik pranë detit, ndërsa të ftuar ishin të afërmit e çiftit, miq e familjarë.

Por, mysafirja më e veçantë në festën e martesës së yllit të hitit “Gjysma ime”, patjetër që ishte vajza e saj, Hera Hoxha, e cila është fryt i dashurisë nga romanca prej më shumë se një dekade me Ermalin.

Vajza e Rezartes dhe Ermalit – Hera Hoxha.

E veshur me një fustan të bardhë bashkë me sako dhe flokët e saj kaçurrela, Hera, dukej e bukur e me stil. Madje, e vogla e çiftit dukej e lumtur dhe e emocionuar në imazhet e ndara në rrjetet sociale.

Për ditën e veçantë të martesës, Rezarta Shkurta, kishte zgjedhur një fustan elegant të nusërisë, i cili përfshinte një të hapur që i ekspozonte këmbën si dhe një vello të gjatë dhe shkëlqyese.

Fustanin e veçantë për Rezartën ia kishte disenjuar e motra, Eljana Shkurta, ndërsa për dukjen punën ia kishte besuar artistes së grimit, Elona Balaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore