Shqipëria

Reps-Fushë Arrëz, rrëshqitje dheu dhe rënie gurësh


Në aksin rrugor Reps-Fushë Arrëz, gjatë ditës së hënë, 15 mars, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka pasur rrëshqitje të dheut dhe rënie gurësh.

Deri më tani nuk raportohen lëndime apo probleme të mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka dhënë ndonjë deklaratë akoma nëse paraqitet rrezikshmëri apo jo.

Ndërkohë, raportohet nga gazetarët e Albanian Post se punëtorët e mirëmbajtjes rrugore janë duke pastruar mbetjet e rëna në këtë aks.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore