Lajme

Rekord shifrash në Kosovë, 2 mijë e 50 raste të reja me COVID-19


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve dy mijë e 50 persona janë të infektuar me COVID-19 ndërsa asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 9 mijë e 194 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 462 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë shtatë mijë e 266.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej pesë mijë e 348 persona.

Ndërkaq, 887 mijë e 237 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 798 mijë e 225.

Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës.

E deri këtë të martë 797 mijë e 226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore