Aplikacione

Refugjatët e Koresë së Veriut kthehen në shtëpi përmes realitetit virtual


Hyun Mi nga Pyongyang për herë të parë që kur iku, ka qenë në gjendje të vizitojë shtëpinë e saj të fëmijërisë ose të paktën një version të saj duke përdorur teknologjinë e realitetit virtual.

Qeveria e Koresë së Jugut shpreson që një projekt i ri i realitetit virtual do të sigurojë një farë ngushëllimi për refugjatët e plakur të Koresë së Veriut.

Megjithëse nuk ka llogari zyrtare mbi numrin e refugjatëve të Koresë së Veriut në Korenë e Jugut, Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut tha në statistikat e saj të fundit të lëshuar muajin e kaluar se, që nga viti 1988, 133mijë njerëz janë regjistruar zyrtarisht për të takuar familjen e tyre në veri. Por shanset e atyre ribashkimeve janë duke u zvogëluar ndërsa refugjatët plaken. Që nga nëntori, ka 49 mijë refugjatë nga ata që janë regjistruar ende gjallë në Korenë e Jugut.

Ministria e Unifikimit të vendit ka treguar interes në zgjerimin e projektit vitin e ardhshëm për të modeluar rajone të tjera ku refugjatët kanë jetuar më parë, thotë Ahn.

Një zyrtar i ministrisë tha se aktualisht po shqyrton një plan, megjithëse ata nuk kanë ende një afat kohor. Por, krijimi i projekteve të porositura për çdo refugjat nuk do të jetë i mundur, shtoi ai.

Kompania e Ahn ka intervistuar një numër të njerëzve të zhvendosur të cilët, si Hyun, dëshirojnë të mund të vizitojnë qytetin e tyre të lindjes. Ata gjithashtu dëshirojnë të shohin familjen e tyre.

Hyun tha ndërsa projekti i realitetit virtual i dha asaj një farë ngushëllimi, ajo që dëshiron vërtet është liria për të parë anëtarët e familjes së saj në jetën reale.

“Unë nuk dua shumë, nuk dua as bashkim. Unë thjesht do të vlerësoja nëse mund të vizitonim njëri-tjetrin,” tha ajo./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore