Sport

Real Madrid transferon talentin 16-vjeçar nga Getafe


Real Madrid ka nënshkruar me adoleshentin brazilian Emanuel Benjamin nga Getafe për ekipin U16 të klubit.

Emanuel, 15 vjeç, ka lidhur një kontratë me Los Blancos deri në vitin 2025 me opsion për një vit shtesë.

Sevilla, Villarreal dhe Leganes ishin gjithashtu të interesuar për mbrojtësin e djathtë, i cili ka qenë në Spanjë që nga viti 2018 pas vendimit të familjes së tij për t’u zhvendosur në Madrid.

Emanuel u mor për herë të parë nga Rayo Vallecano, ku luajti si sulmues, por ai u shndërrua në mbrojtës nga Getafe, megjithëse ai ende shënoi shtatë gola dhe nëntë asistime në 24 paraqitje sezonin e kaluar.

Pavarësisht se kishte një pasaportë italiane dhe nënshtetësi spanjolle, dëshira e Emanuel-it është të përfaqësojë Brazilin në nivel ndërkombëtar.

Ai tashmë është në radarin e skuadrave të të rinjve të Brazilit.

Nënshkrimi i tij shton një ndikim tashmë të fortë brazilian në Madrid.

Vinicius Jr, Rodrygo Goes, Casemiro dhe Eder Militao janë të gjithë të përfshirë në ekipin e parë, ndërsa Vinicius Tobias së fundmi ka nënshkruar për rezervat dhe Reinier Jesus është kthyer nga një huazim me Borussia Dortmund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore