Zgjedhjet në Shqipëri

Reagon Agron Shehaj: Vota për Partinë Demokratike nuk është e humbur


Një nga deputetët më prolifik të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar të premten e 3o prillit, lidhur me humbjen e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Shehaj ka falenderuar të gjithë ata që zgjodhën të votonin PD-në, në veçanti ata që ishin pjesë e Njësisë 5 dhe 7, aty ku ai garonte. Ai u shpreh se mbi 9 mijë vota nga zgjedhjet e fundit, janë një besim i madh për Partinë Demokratike.

Sakaq, ai me keqardhje shprehet se do donte të kishte mundësi të angazhohej në një qeveri, sipas tij, të përgjegjshme e që punon për njerëzit. Shehaj deklaroi se vota për Partinë Demokratike nuk është e humbur, por do të përfaqësohet besnikërisht dhe me kurajo në Kuvendin e Shqipërisë, që mbi të gjitha u takon shqiptarëve të thjeshtë.

Ai premton më tej se është në politikë për ju, referuar elektoratit, dhe për t’i shërbyer me nder interesit publik.

Agron Shehaj u rendit i dyti për numër votash pas kryetarit Lulzim Basha, me 13 mijë e 852 vota.

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore