Sport

Reagojnë liderët botëror pas formimit të Superligës Evropiane


Themelimi i Super Ligës se Evropës, nuk ka lënë pa u komentuar edhe nga nga disa liderë botëror.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, janë ndër liderët që kanë reaguar, duke e kundërshtuar formimin e kësaj lige evropiane.

Presidenti francez e konsideron atë “një kërcënim ndaj parimit të solidaritetit dhe meritës sportive”.

Si pasojë, “shteti Francez do të mbështesë çdo iniciativë të Lidhjes Profesionale të Futbollit, Federatës Franceze të Futbollit, UEFA-s dhe FIFA-s për të mbrojtur integritetin e garave të federatës kombëtare dhe evropiane.

Gjithashtu edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Jonson përmes një postimi në Twitter, kundërshtoi haptas Superligën Evropiane.

“Këto plane do të ishin shumë të dëmshme për futbollin dhe ne mbështesim autoritetet e futbollit të marrin masa. Ata do të godasin në zemër të garave të brendshme dhe do të shqetësojnë tifozët në të gjithë vendin”, theksoi Boris Jonson.

Edhe Komisioneri Evropian për Mënyrën e Jetës, Margaritis Schinas, ka kritikuar themelimin e Superligës Evropiane, duke e konsideruar atë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian.

Ne duhet të mbrojmë një model evropian të drejtuar nga vlerat i bazuar në diversitetin dhe përfshirjen. Nuk ka hapësirë për të rezervuar atë për disa klube të pasura dhe të fuqishme që duan të kenë lidhje të forta me gjithçka që përfaqësojnë shoqatat”, theksoi ai.

Real Madrid, Barcelona, Atletico, Manchester City, Manchester United, Arsenal, Chelsea, Tottenham, Liverpool, Juventus, Milan dhe Inter janë 12 klubet që kanë nënshkruar kontratën për formimin e Superligës Evropiane, që do t’i sillte fitime të majme klubeve të lartpërmendura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore