Lajme

Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për vitin 2021, miratohet në Kuvend në vitin 2023


Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Për shkak se ka marrë kohë deri sa është shqyrtuar dhe u soll në Kuvend, një raport i vitit 2021 i Institucionit të Avokatit të Popullit u votua në vitin 2023.

Raportin e vitit 2021, para Kuvendit në vitin 2023 e ka prezantuar avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Sipas tij, gjatë vitit 2021, kanë arritur të shtojnë aktivitetin për përmirësimin e të drejtave të njeriut.

“Në vitin 2021 kemi pasur rritje të konsiderueshme të zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga autoritetet publike karshi një viti paraprak, që ka arritur shifrën prej 25 për qind nga 19 për qind sa ishte në vitin 2020”.

Ai ka theksuar se ky institucion vazhdon të përballet me problematika të ngjashme.

Kuvendi i Kosovës

“Mirëpo edhe përkundër kësaj rritjeje vazhdon të mbetet shqetësues niveli i ultë zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga autoritetet publike të cilave u rekomandohet”.

Tutje, ka përmendur edhe problemet të cilat i ka evidentuar raporti i këtij viti.

Problemet, sipas Avokatit të Popullit i kanë hasur tek dy kategori.

“Nuk ka pasur strategji mbështetëse gjithëpërfshirëse për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe ka munguar shërbimi shëndetësor. E drejta për mosdiskrimin vazhdon tu mohohet ende disa grupeve. Kësaj gjendje i kontribuon mungesa e aktgjykimeve për lëndët që kanë adresuar këtë çështje”.

“Kam pasur vizitë edhe në Hagë te të paraburgosurit, shqetësimet që janë ngritur janë mosrespektimi i barazisë e tejzgjatja e paraburgimit. Shpresoj që rekomandimet dhe konstatimet e dala nga ky raport do të marrin vëmendjen e merituar nga autoritetet”, është shprehur Qelaj.

Ai ka shtuar se, “do të vazhdoj të jem zë kritik dhe i arsyeshëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve tanë”.

Qelaj, kishte konsideruar se edhe gjatë vitit 2022 janë cenuar të drejtat e njeriut në shumë raste.

Nga rekomandimet që ka nxjerrë Avokati i Popullit, vitin 2022 nuk janë zbatuar as gjysma e tyre, prej tyre janë 13 raste të hetimeve nga ankesat e qytetarëve dhe mbi 100 letra-rekomandime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore