Lajme

Raporti i inteligjencës britanike: Forca e rezistencës së Ukrainës ‘vazhdon të befasojë’ Rusinë


Forcat ruse po synojnë zonat e populluara në Ukrainë, por forca e rezistencës ka ngadalësuar përparimin rus. Kështu ka zbuluar një raport i inteligjencës ushtarake britanike.

Në raportin e saj të përditshëm të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se forca e rezistencës së Ukrainës vazhdon të befasojë Rusinë.

“Shkalla dhe forca e rezistencës ukrainase vazhdon të befasojë Rusinë”, theksohet në raport.

Rusia është përgjigjur duke synuar zonat e populluara në shumë vende, duke përfshirë Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol.

Kjo ka të ngjarë të përfaqësojë një përpjekje për të thyer moralin ukrainas.

Rusia ka përdorur më parë taktika të ngjashme në Çeçeni në vitin 1999 dhe Siri në 2016-ën, duke përdorur municione si ajrore ashtu edhe në tokë.

Linjat e furnizimit të Rusisë thuhet se vazhdojnë të jenë në shënjestër, duke ngadalësuar shkallën e avancimit të forcave të tyre tokësore.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur se po synon zonat civile.

Raporti i inteligjencës thotë gjithashtu se ekziston një “mundësi realiste” që Rusia tani “po përpiqet të fshehë kamionët me karburant si kamionë të rregullt mbështetës në një përpjekje për të fshehur humbjet”.

Sot është dita e 11 e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Mbi 1.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën. Ndërkohë Ukraina vijon të rezistojë pavarësisht sulmeve ruse.

Kombet e Bashkuara raportojnë se janë vrarë 351 civilë dhe 7 mijë e 70 të lënduar në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore