Shqipëria

Raporti i FPI-së: Çdo lider në Shqipëri ose Kosovë që promovon “bashkimin” të sanksionohet


Instituti i Politikave të Jashtme (FPI), pjesë e Universitetit “John Hopkins”, ka publikuar një raport në të cilin thekson se “çdo lider në Shqipëri ose Kosovë të sanksionohet nga autoritetet amerikane nëse promovon ndonjë ‘bashkim’ mes vendeve”.

Publikimi rëndit dhjetë mënyra se si Administrata Biden mund të avancojë konvergjencën mes vendeve.

Dy hapat e njëanshëm që SHBA-të mund të ndërmarrin janë emërimi i një të dërguari special për njohjen e Kosovës dhe sanksionimi i udhëheqësve që promovojnë bashkimin.

Ky raport është pjesë e një artikulli më të zgjeruar mbi ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në Ballkan.

I titulluar “Nga kriza në konvergjencë: një strategji për të trajtuar paqëndrueshmërinë në Ballkan në burimin e saj”, ai ravijëzon se “shpërbërja e dhunshme e tre dekadave të Jugosllavisë mund të përfundojë aty ku filloi, në Kosovë”.

Aspiratat

Ky raport mbron në thelb një strategji të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mbi ofertat për konvergjencë.

“Së pari, sa më i integruar të jetë veriu i vendit që dominohet nga serbët, aq më pak i realizueshëm është ndonjë ‘bashkim i Kosovës dhe Shqipërisë'”, vijon publikimi.

Sipas saj, në vend të një pikëmbështetjeje për destabilizimin e ndikimit politik rus dhe kinez, Kosova do të kthehej në një mburojë.

Kjo, kundër aspiratave etno-territoriale dhe përmbysjes etno-kombëtare që Moska dhe Pekini promovojnë.

Rritja e unitetit brenda aleancës perëndimore dhe përfitimet e saj shkojnë përtej Kosovës, shton publikimi i FPI-së.

Zgjidhja

Zgjidhja, referuar publikimit, mund të gjendet te dialogu i udhëhequr nga BE-ja.

“Beogradi dhe Prishtina mund të negociojnë një zgjidhje dinjitoze, stabilizuese që mbron plotësisht serbët e Kosovës brenda një Republikë të bashkuar, sovrane të Kosovës, e pavarur nga Shqipëria”.

Vazhdimisht përmendet përgjatë shkrimit se sa më unitare të jetë Republika e Kosovës, me veriun dhe jugun e vendit të paprekur, aq më pak i realizueshëm është çdo “bashkim i Kosovës dhe Shqipërisë”.

Referuar ‘Open Balkan’, kjo e fundit për publikimin, hap gjithashtu vizionet e përputhshme të ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe ‘Serbisë së Madhe’.

Nisma, sipas raportit, automatikisht do të destabilizonte Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Sa i takon udhëheqësve shqiptarë – Edi Rama dhe Albin Kurti – në raport nënvizohet se agjendat e tyre janë promovuese të “Bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës”.

Nëse do të kishim skenare të mundshme ndryshimesh të territoreve, publikimi sqaron se “pranimi i rendit perëndimor nuk i shuan agjendat nacionaliste dhe aspiratat”.

“Në mënyra praktike, Shqipëria e Madhe dhe Kroacia e Madhe janë të realizueshme vetëm përmes – dhe të varura nga – Serbia e Madhe”, përmbyll raporti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore