Sport

Ramos – PSG, aventura afër fundit pa filluar asnjëherë


Paris Saint-Germain është duke menduar seriozisht që të shkëpusë kontratën me Sergio Ramos.

36-vjeçari spanjoll erdhi në fillim të kësaj vere nga Real Madrid-i, por nëntori ka ardhur, dhe ai ende nuk ka shkelur fushën me Paris-in.

Sipas raportimeve nga Franca, është shumë e vështirë për Ramos-in që të kthehet në nivelet më të larta të futbollit profesional.

Ramos ka luajtur vetëm shtatë ndeshje gjatë këtij viti, dhe lëndimet gjithnjë iu kanë përsëritur.

Nga Franca, raportohet që doktorët e klubit Parisien kanë qenë në dijeni për problemet e Ramos, por në fillim kanë besuar se ky problem do të kalojë me kohën.

Tani, duke e parë gjendjen e spanjollit, ata po mendojnë seriozisht që të shkëpusin kontratën me Sergio-n.

Një futbollist që ka fituar të gjitha, duket se do ketë një fund të hidhur të karrierës për shkak të lëndimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore