Shqipëria

Rama: Thaçi ishte në super formë, i çova një arkë me libra dhuratë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në një intervistë për emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu mbi vizitën e tij në Hague ku takoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim aty, pasi po gjykohet për implikime të pretenduara nga Gjykata Speciale për krime lufte gjatë luftës së Kosovës.

Ndër detajet e shumta që Rama bëri me dije, ishte fakti se Thaçi i qe dukur në “super formë fizike dhe emocionale”.

“Thaçi ishte në super formë fizike dhe emocionale. Dukej sikur ishte rinuar. Aty ka një jetë, e cila përtej izolimit dhe orareve që janë të rënda, nuk po them se është më mirë se në Prishtinë, por nga pikëpamja psiko-fizike mu duk në super formë”, bëri me dije kryeministri.

Nga ana tjetër, ai tha se foli për shumëçka me Thaçin, por aspekti kryesor ishte pikërisht ai i shëndetit të tij.

Ndër të tjera, Rama theksoi edhe faktin se i ka dërguar si dhuratë një arkë me libra, për të mbajtur mendjen në formë.

“I çova një mori librash që lidhen me historitë e shqiptarëve”, nënvizoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore