Shqipëria

Rama takohet me ish-kryeministrin britanik, para mbledhjes së Grupit të PS-së


Një takim joformal dhe i pallogaritur në agjendën kryeministrore i ka paraprirë mbledhjes së Grupit Parlamentar Socialist.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me ish-kryeministrin britanik, Toni Blair.

Ende nuk konfirmohet vendi i takimit mes tyre.

Takimi i fundit i Ramës me Blair datonte në vitin 2016.

Blair ka lidhje të vjetra me Shqipërinë dhe prej disa kohësh ka qenë këshilltar i kryeministrit shqiptar.

Kur socialistët fituan zgjedhjet e përgjithshme në qershor të vitit 2013, Rama njoftoi se Blair do të këshillonte qeverinë e tij për reformat strukturore që ajo duhet të ndërmerrte asokohe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore