Shqipëria

Rama takohet me Erdogan-in në Ankara, vizita e tretë në tetë muaj


Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti të martën e 11 tetorit kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Anadolu”.

Erdogan priti Ramën në pallatin presidencial në Ankara.

Pasi kameramanët dhe fotoreporterët u lejuan të regjistronin fillimin e takimit, biseda mes Erdoganit dhe Ramës vijoi me dyer të mbyllura.

Presidenti turk u takua më 9 gusht me Ramën në kryeqytetin e Turqisë.

Kryeministri Rama sqaroi në median sociale “Facebook” se takimi kishte asokohe fokus konkret.

Kjo, për përballimin e garantimit të energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdoğan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruante kreu i qeverisë në statusin e tij.

Në muajin mars, Rama u takua me Erdogan-in në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalya.

Turqia është një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri.

Ajo ndërtoi 522 shtëpi në Laç për njerëzit pasi Shqipëria u godit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore