Shqipëria

Rama për marrëveshjen me Italinë: Shqipëria po sillet si një vend anëtar i BE-së, situata mund të dali jashtë kontrollit


“Gjithë politika që prodhohet nga kjo çështje nuk merret me shkakun, por me simptomat”.

Kështu është shprehur Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp të mbledhjes së Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian në Bruksel, kur është pyetur në lidhje me marrëveshjen me Italinë.

“Nuk e shoh sesi ajo që po bëjmë me Italinë bie ndesh qëndrimin e BE-së për migracionin, është e kundërta do të thosha, ajo që po bëjmë me Italinë, si shtet jo anëtar është ajo që duhet të bëjë një shtet anëtar. Ne po sillemi si një vend anëtar i BE-së dhe po pranojmë që një tjetër vend anëtar i BE-së të ndaj me ne çështjen e përgjegjësisë dhe të ndaj me në çështjen kur migracionit të paligjshëm është bërë ushqim i politikës së përgjithshme. Këto debate ushqim për zgjedhjet e radhës dhe më tej, por kjo nuk mund të jetë përgjigja e njëanshëm për mënyrën sesi duhet trajtuar kjo situatë”, ka theksuar ai.

Në optikën e tij, situata në të ardhmen e afërt mund të dalë jashtë kontrollit.

“Shqipëria nuk ka asnjë fuqi këtu ajo që jep zgjidhe, por jemi kontribuues modest dhe qëndrojmë krah për krah me një vend që për në ka një domethënie të veçantë që është Italia”, ka vijuar ai.

Po ashtu Rama ka theksuar se nuk ka asnjë marrëveshje që “na detyron”.

“Ne nuk na detyron asnjë marrëveshje asnjë angazhim për t’u përfshirë në atë që ju e quani punë e pistë. Është një punë sfiduese”, ka përmbyllur ai fjalën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore