Shqipëria

Rama në OKB – Zbardhet agjenda katërditore e takimeve zyrtare


Të enjten e 14 shkurtit është zbardhur agjenda zyrtare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të mbledhjes në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Fillimisht, numri një i qeverisë shqiptare do të takohet me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ku do të bëhet dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit.

Kurse, të martën e 15 shkurtit, Rama do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Gjatë kësaj vizite katërditore, kryeministri do të zhvillojë dhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunime të mundshme në fushën e sigurisë dhe arsimit.

Shqipëria është e shqetësuar për vendosjen e trupave ruse në kufirin ukrainas.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, deklaroi fillimisht se, mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ekziston një sinergji mbi çështjet e sigurisë.

Zyrtarja shqiptare sqaroi gjatë konferencës se palët kanë ravijëzuar bashkëpunimin shumë të ngushtë mes tyre.

Xhaçka shtoi se ky bashkëpunim ka qenë aq i fortë, sa SHBA-të kanë qenë të gatshme që të bashkëndajnë përgjegjësinë për “bashkëpenëmbajtjen”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore