Shqipëria

Rama në banesat e rindërtuara në Farkë, po ndërtohen 126 shtëpi të reja


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  takuan disa nga banorët, shtëpitë e të cilëve kanë përfunduar,  në kuadër të rindërtimit në zonën e Farkës.

Veliaj pohoi se ky është loti i tretë ku po ndërtohet në Farkë. Në këtë lot ndodhen 49 shtëpi.  Në zonën e Farkës po ndërtohen 126 shtëpi të reja.

Ministri Ahmetaj tha se do të ketë dhe 2 mijë njësi individuale, pas rihapjes së aplikimeve në muajin dhjetor në Bashkinë e Tiranës.  Numri i njësive individuale do të shkojë në 5 mijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore