Shqipëria

Rama: Greva e Albcontrolit, sabotim i rëndë, do të ndiqen penalisht


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me anë të një statusi në median sociale Twitter, mbi grevën e kontrollorëve të Albcontrol.

Ai e ka cilësuar atë si një sabotim të rëndë dhe të pa tolerueshëm.

Ndër të tjera ai ka akuzuar si frymëzuesit e grevës, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

“Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!”, shkruan Rama në statusin e tij.

Ai ka theksuar se, organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësishtë ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve.

“Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cenim të sigurisë kombëtare!”, finalizon Rama deklaratën e tij.

Më parë kontrollorët e kanë pasur rrogën deri në katër milionë e 440 mijë lekë, kurse tani i kanë 2 milion e 449 lekë.

Ata kёrkojnё shfuqizim tё vendimit dhe vendosjen edhe njeherё te pagёs sё mёparshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore