Kosova

Rama: Autobusët do pajisen me Wi-fi, pagesa e biletës do bëhet me SMS


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar përmes një statusi në Facebook se autobusët e Trafikut Urban pritet që shumë shpejt të pajisen me Wi-Fi.

Po ashtu Rama ka treguar se po punohet në mundësinë që udhëtarët ta kryejnë pagesën e biletës edhe me anë të mesazheve.

“Shumë shpejt autobusët e Trafiku Urban Prishtinë do të pajisen me Wi-Fi. Udhëtarët po ashtu do të mund të bëjnë pagesën e biletës me sms përmes operatorëve telefonik Vala dhe Ipko”, ka shkruar ai.

Dy vite më parë Rama ishte betuar si kryetar i komunës së Prishtinës dhe se kishte premtuar se do “zëri i qytetarëve”.

Ai iu kishte bërë ftesë të gjitha partive politike dhe shoqërisë civile që të bashkëngjiten në qeverisjen e tij.

Ndryshe, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës arriti të fitojë në balotazh me 50.98 për qind të votave të përgjithshme, teksa la pas kundër kandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, i cili arriti të marrë 49.02 për qind të votave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore