Sport

Rabiot në dyshim për të ardhmen e tij te Juventus


Foto: Marco Luzzani/Getty Images

Adrien Rabiot pranon se nuk është i sigurt për të ardhmen e tij në Juventus dhe do të flasë me klubin për një kontratë të re.

Mesfushori francez, i cili shënoi golin e vetëm në ndeshjen 1-0 të së dielës ndaj Fiorentinës, do të jetë një agjent i lirë këtë verë nëse nuk nënshkruan një marrëveshje të re me Bianconerët.

“Në këtë moment ndihem mirë, por nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha Rabiot për DAZN pas fitores ndaj Fiorentinës.

“E rëndësishme është të japim 100%, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të flas me klubin, por për momentin ka gjëra më të rëndësishme për të menduar”.

Para dy muajsht, Mirror raportoi se ka pasur interes të madh nga Atletico dhe Barcelona në Spanjë, por francezi dëshironte të luante në Premier League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore