Aplikacione

Questo, 1.5 milionë dollarë më shumë


Startup-i rumun, Questo, i cili krijon lojëra për eksplorimin e qytetit, ka mbledhur 1.5 milionë dollarë fonde.

Tech.eu, faqe kushtuar të rejave teknologjike në Evropë, shkruan se Questo i ka mbledhur investimet në një raund investimesh të udhëhequra nga dy fonde me bazë në Bukuresht,  Early Game Ventures me mbështetjen e Sparking Capital.

Edhe vetë kompania e cila është me seli në Bukuresht, ofron lojëra për turistët dhe vendasit në kuadër të zbulimit dhe mësimit më shumë rreth një qyteti më vete në një aplikacion i vetëm.

“Çdo lojë e eksplorimit të qytetit është krijuar nga vendasit ose në bashkëpunim me bizneset mbi bazën e ndarjes së të ardhurave”, sqaron Tech.eu.

Lidhur me lojën, ajo i ngjan një turneu ku lojëtarët zgjidhin enigma bazuar në mjedisin e tyre duke zbuluar vendet e reja që ndërthurin faktet historike me trillimet.

Questo ka deklaruar se gjatë pandemisë ka dyfishuar terrenin e vet. Nga 40 qytete në vitin 2020 në të gjithë evropën, kompania tanimë është zgjeruar dhe operon në 100 qytete në katër kontinente. Ndërkohë që furnizimi me lojëra u rrit me 150 përqind.

Kompania është themeluar në vitin 2017 dhe gjithashtu ka marrë çmimin “Disruptive Hospitality” nga Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara në vitin 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore