Sport

Qindra japonezë në protesta kundër Lojërave Olimpike


Teksa po zhvillohej ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, jashtë rrugëve të stadiumit kishin dalë qindra qytetarë japonezë për të protestuar.

Ata ishin kundër mbajtjes së Lojërave Olimpike, për shkak të situatës së krijuar nga rritja e infektimeve me coronavirus.

Qindra prej tyre dolën në sheshin pranë stadiumit në qytetin e Tokios, duke kënduar kore gjatë paradës.

Teksa në pankartat e tyre pati shkrime si “Anuloni Olimpiadën e Tokios, “Jo Olimpiada”, etj.

Kujtojmë që 12 muaj më herët Lojërat Olimpike u shtynë për një vit, pikërisht për arsye të pandemisë së coronavirusit.

Ndërsa, përsëri autoritetet japoneze u vënë në dyshim ta mbajtjes së tyre, shkaku i shpërthimit të valës së coronavirusit.

Një total prej 67 personash të lidhur më Lojërat Olimpike, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, para se të fillonin ato.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore