Shqipëria

Qeveria vendos të mbyllë kolegjin turk ‘Mehmet Akif Ersoy’


Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar kolegjit “Mehmet Akif Ersoy”, që është pjesë e Fondacionit Gülistan.

Vendimi për mbylljen e shkollës në Tiranë është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillimit të Ministrave, duke u publikuar edhe në Webfaqen zyrtare të Qeverisë së Shqipërisë.

Në vendim  thuhet se miratimi është marr me propozimin e ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kush, dhe është firmosur nga zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku.

Asnjë arsye nuk është dhënë për mbylljen e këtij institucioni arsimor pas 26 vitesh funksionimi.

Qeveria i kërkon fondacionit që të paguajë të gjitha detyrimet për nxënësit që do të transferojnë programin mësimor.

Vendimi detyron drejtorinë arsimore të ngrejë grup pune brenda 3 ditësh për të mbyllur shkollën private si dhe të kujdeset për transferimin e nxënësve në shkolla të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore