Qeveria shqiptare krijon “komitet të posaçëm” për përballimin e krizës nga lufta në Ukrainë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zyrtarizuar krijimin e një “komiteti të posaçëm” për përballimin e krizës nga lufta në Ukrainë.
Këtë deklaratë, numri një i qeverisë e dha gjatë një konference të thirrur me gazetarët.
Rama shtoi se një krizë e paralajmëruar e energjisë elektrike nuk përfshinte edhe preludin e një agresioni të armatosur rus.
Duke iu kthyer çmimit të naftës, kryeministri ravijëzoi se është një krizë e pandodhur më parë, që mund të precipitojë deri në 300 dollarë/fuçia.
Kjo, sipas një deklarate të një zyrtari rus.
“Shqipëria është drejtpërdrejt e prekur si të gjithë vendet e tjera”, tha kreu i qeverisë.
Ndërsa fliste për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, Rama kujtoi kontributet që përfshihen në tarifën e saj.
Kontribute, të cilat, vendet e tjera i paguajnë jashtë çmimit të naftës, sqaroi kryeministri.
“Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, që ngre çmime apo që ul çmime të mallrave të konsumit, por i vendos tregu”, shtoi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se, në kuadër të paparashikueshmërisë që ka situata në Evropë, autoritetet janë të përgatitura për të gjitha skenaret.
Kryeministri paralajmëroi se ndër skenarët e mundshëm, ai më dramatik, do të jetë shkurtimi i energjisë dhe naftës.
“Do të bëjmë çmos për të mbrojtur qytetarët tanë”, u angazhua në fjalën e tij Rama.
Lidhur me realitetet paralele mes Ukrainës dhe Shqipërisë, lufta sipas kryeministrit nuk rëndon “me bomba sipër nesh”, por me pasoja ekonomike.
“Kjo është më e keqja nga të treja”, vijoi kryeministri kur kujtoi situatën pas tërmetit dhe pandemisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin