Lajme

Qeveria ndanë mbi 880 mijë euro për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale


Ilustrim

Zëvendësministri i Drejtësisëi Republikës së Kosovës, Blerim Sallahu, ka bërë të ditur se për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale janë ndarë 881 mijë e 414 euro.

Hartimi i Ligjit për Gjykatën Komerciale nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, sipas Sallahut është hapi i parë për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale.

“Këtë përgatitje për themelim dhe funksionalizim të kësaj Gjykate e kemi bërë brenda vitit të parë të qeverisjes, duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë imanente të saj”, ka shkruar Sallahu në rrjetin social Facebook.

Sipas tij efikasiteti i Gjykatës Komerciale do të ndikojë pozitivisht në zgjedhjen e shpejtë të lëndëve, pasi që sipas tij në të kaluarën një lëndë e natyrës komerciale për t’u zgjidhur ka marrë kohë mesatarisht deri në 5 vite.

“Ky është vetëm njëri nga hapat që e dëshmon vendosmërinë tonë të palëkundur si qeveri për ta bërë shtetin ligjor dhe me ekonomi të zhvilluar përmes drejtësisë. Prandaj, do të vazhdojmë të investojmë në drejtësi, në mënyrë që ligjshmëria, efikasiteti e efektiviteti të jenë parimet kryesore të organizimit tonë shtetëror e shoqëror”, ka shkruar ai.

Ligji për Gjykatën Komerciale ka hy në fuqi më 25 shkurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore