Sport

Qeveria franceze plan masash kundër dhunës në stadiume


Javët e fundit janë karakterizuar nga incidente të ndryshme dhune para, gjatë dhe pas ndeshjeve të Ligue 1.

Shembulli kryesor i dhunës në futbollin francez është sulmi në autobusin e Lyon-it, para ndeshjes kundër Marseille-s. Në mesin e të plagosurve pa edhe trajnerin e atëhershëm Fabio Grosso, i cili pësoi një plagë të rëndë sipër syrit me pasojë shtyrjen e ndeshjes kundër ekipit të trajnerit Gennaro Gattuso.

Megjithatë, fundjavën e kaluar, një tifoz i Nantes u godit me thikë pak para ndeshjes së kampionatit kundër Nice.

Për të shmangur incidente të mëtejshme të këtij lloji, ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka ndaluar udhëtimin për pesë ndeshjet e javës së 15-të të Ligue 1 dhe tre ndeshjet e fazës së 16-të të Kupës së Francës, të planifikuara nga sot deri të dielën.

Sipas dekretit përkatës, të publikuar sot në Fletoren Zyrtare, ndeshje të tilla paraqesin një “rrezik real dhe serioz përplasjesh mes tifozëve”, në kuadër të “përkeqësimit të dhunës gjithnjë e më të rëndë të vërejtur që nga fillimi i sezonit futbollistik”.

Ndeshjet e prekura në ligë janë Montpellier-Lens, PSG-Nantes, Nice-Reims, Lyon-Tulouse dhe Lorient-Marseille.

Brenda qeverisë franceze kjo masë konsiderohet si një ndalesë e një problemi serioz siç është dhuna në ngjarjet e futbollit. Dhe nuk përjashtohet mundësia që në javët në vijim, nëse vazhdojnë episodet e këtij lloji, të ndërmerren kundërmasa më të ashpra, siç u tha nga ministrja e Sportit, Amelie Oudea-Castera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore