Shqipëria

Qershor 2022/ Rritje e eksporteve me 32,2%, e importeve me 20,8%


Eksportet e mallrave, për muajin qershor, arritën vlerën 46 miliardë lekë, duke u rritur me 32,2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sakaq, rritja llogaritet në 2,5 për qind në krahasim me muajin maj të po këtij viti.

Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 81 miliardë lekë, duke u rritur me 20,8 për qind në krahasim me një vit më parë dhe me 1,9 për qind në krahasim me majin e vitit 2022.

Deficiti tregtar i muajit qershor është 35 miliardë lekë, duke u rritur me 8,6 për qind krahasuar me qershorin e kaluar dhe me 1,0 për qind në krahasim me majin e këtij viti.

Ndryshimi vjetor në Tregtinë e mallrave(%)

Në këtë gjashtëmujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 253 ,iliardë lekë, duke u rritur me 43,3 për qind.

Kurse importet e mallrave arritën vlerën 446 miliardë lekë, duke u rritur me 25,9 për qind krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 193 miliardë lekë, duke u rritur me 8,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Kontributi i grupeve në ndryshimin vjetor të eksporteve, Qershor2022

Gjatë muajit qershor të vitit 2022, në rritjen e eksporteve prej 32,2 për qind, pozitivisht kanë ndikuar grupet “Materiale ndërtimi dhe metale” me +11,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +6,9 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 4,2 pikë përqindje.

Gjatë këtij gjashtëmujori, eksportet janë rritur me 43,3 për qind krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +13,7 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,2 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,9 pikë përqindje.

Në rritjen e importeve prej 20,8 për qind, krahasuar me qershorin e vitit 2021, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,8 pikë përqindje, “ Ushqime, pije, duhan” me +3,3 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,5 pikë përqindje .

Kontributi i grupeve në ndryshimin vjetor të importeve, Qershor2022

Si gjashtëmujorë, importet janë rritur me 25,9 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,8 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +3,9 pikë përqindje.

Vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, krahasuar me qershorin e kaluar, janë Italia (31,9 %), Greqia (76,5 % ) dhe Spanja (54,3 %).

Sakaq, vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Kosova ( 1,6 %) dhe Maqedonia (1,2 %).

Gjatë këtij gjashtëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia (53,7 %), Kosova (12,1 %) dhe Gjermania (94,5 %). Kurse vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është Spanja (51,6 %).

Në muajin Qershor 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Qershor 2021 janë: Italia (12,6 %), Kina (5,9 %) dhe Greqia (15,6 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Turqia (3,8 %) dhe Gjermania (9,8 %).

Gjatë këtij gjashtëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (13,9 %), Turqia (40,6 %) dhe Kina (7,8 %).

Nga ana tjetër, vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA-të (3,0 %), Rusia (19,3 %) dhe Zvicra (19,0 %).

Tregtia e jashtme e mallrave sipas disa vendeve të BE-së, Qershor2022

Gjatë muajit qershor, shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,8 për qind të të gjithë tregtisë.

Në qershorin e këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,1 për qind të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1 për qind të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (28,6 %), Greqia (7,5 %), Turqia (7,2 %) dhe Gjermania (5,6 %).

Shkëmbimet tregtare, për gjashtëmujorin e vitit 2022, me vendet e BE-së zënë 60,2 për qind të të gjithë tregtisë.

Në periudhën Janar – Qershor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,3 për qind të të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,8 për qind të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (31,4 %), Turqia (8,4 %), Greqia (6,8 %) dhe Gjermania (6,6 %).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore