Shqipëria

Qëllohet me armë zjarri lokali në Lezhë


Një lokal në qytetin e Lezhës është sulmuar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar mëngjesin e 26 dhjetorit.

Lokali ndodhet në fshatin Pllanë dhe është në pronësi të personit me iniciale Gj.P.

Ky person ka njoftuar menjëherë policinë pas sulmit.

Policia ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit dhe ka bërë me dije se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar, ndërsa njoftohet se është qëlluar me tre plumba pistolete në momentin që lokali ka qenë i mbyllur.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.

Janë ngritur edhe pika kontrolli në aksin rrugor të Lezhës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore