Shqipëria

Qafë-Thanë: Po kalonte kufirin me mbi 13 mijë euro, i sekuestrohet shuma shtetasit rumun


Në pikën kufitare Qafë Thanë, policia ka sekuestruar 13 mijë e 350 euro të padeklaruara nga një shtetas rumun që po hynte drejt Shqipërisë.

Përkatësisht gjatë kontrollimit të shtetasit rumun I. C., në çantën e dorës iu konstatua vlera në valutë e padeklaruar.

Në vijim policia kufitare ka ndaluar shtetasin rumun për verifikime të mëtejshme.

Dogana Shqiptare në vijim të njoftimit bëri të ditur se po forcohen masat për parandalimin e trafiqeve të vlerave mbi monetare, sendeve apo metaleve dhe gurëve të çmuar, që e kalojnë vlerën 10 mijë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore