Lajme

Putin: Çdo vend që përpiqet të vendosë zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë është pjesëmarrës në konflikt


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se çdo vend që përpiqet të vendosë zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë do të konsiderohet pjesëmarrës në konflikt.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Federatës Ruse në shtetin lindor, Ukraina u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s që të mbyllin hapësirën ajrore.

Kjo do të pengonte ushtrinë ruse nga lëshimi i sulmeve me raketa në qytetet e Ukrainës dhe vendosjeve amfibe.

Argumenti kryesor i aleatëve për një lëvizje të tillë është rreziku i lartë për t’u përballur me Rusinë, e cila kërcënon të nisë një “Luftë të Tretë Botërore”.

Ndërkaq, Putin është ndalur edhe tek informacioni që ka qarkulluar ditët e fundit në lidhje me vendosjen e ligjit marshall në vend.

“Ligji ushtarak është futur me ligj në rast të agresionit të jashtëm, përfshirë në zona specifike të armiqësive, por ne nuk kemi një situatë të tillë dhe shpresoj se nuk do të ketë”, tha Putin.

Sipas tij, Moska zyrtare nuk ka plane për të vendosur një gjendje të jashtëzakonshme në Rusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore